Pas motit përvëlues, disa qytete të Kosovës përfshihen nga shira të dendur (VIDEO) NULL NULL 23.06.2026 14:12 23.06.2026 14:12 Pas ditëve me vapë intensive dhe temperatura të larta që kanë mbizotëruar në pjesën më të madhe të Kosovës, disa qytete të vendit këtë të martë janë përfshirë nga reshje të dendura shiu. Sipas pamjeve të Meteo Kosova, shiu i madh ka përfshirë Istogun, Klinën, Deçanin e Rahovecin, transmeton Klankosova.tv. Deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale apo incidente si pasojë e kushteve atmosferike, ndërsa meteorologët kanë paralajmëruar rreth mundësisë për reshje të herëpashershme edhe gjatë ditëve të tjera të javës.