Vaksina ruse Sputnik V modifikohet për variantin Delta NULL NULL 21.08.2021 15:21 21.08.2021 15:21 Studiuesit rusë thonë se kanë arritur të modifikojnë vaksinën Sputnik V për përdorim kundër variantit Delta të koronavirusit. “Vaksina e ndërtuar tashmë është në frigorifer,” ka thënë kreu i Institutit Gamaleja, Alexander Ginzburg, sipas agjencisë Interfax, shkruan Deutschlandfunk. Por është ende herët për të folur për shkallën e efektivitetit të vaksinës. Ndwrkaq prodhuesit e tjerë në të gjithë botën tashmë janë duke punuar në modifikimet e vaksinave të tyre për këtë variant, përcjell Klankosova.tv Ginzburg promovoi përdorimin e vaksinës të quajtur “Sputnik Light” si një vaksinë përforcuese për njerëzit që ishin vaksinuar dy herë me Biontech. Sputnik V shitet ndërkombëtarisht në rreth 70 vende. Miratimi është ende duke u shqyrtuar në Bashkimin Evropian. Sidoqoftë, Rusia është kritikuar vazhdimisht për mosdhënien e të dhënave të mjaftueshme për miratimin e saj në mbarë BE-në.