UUV është bisha e re e Toyotas (FOTO) NULL NULL 06.11.2015 12:00 06.11.2015 12:00 Bisha e re e Toyotas është një makinë për të gjitha terrenet, me komoditete që rrallë shihen në këtë kategori. Gjigandi japonez i veturave, Toyota ka prezantuar, në panairin e makinave të modifikuara SEMA, modelin e saj Ultimate Utility Vehicle – veturën për të gjitha terrenet. UUV është e bazuar në modelin Tacomi, ndërsa karroceria është e huazuar nga një tjetër model, Sienna. Vetura është një nga më të veçantat pasi ka xhama një kualiteti të lartë, mbrojtëse dhe rrota të fuqizuara, me goma Nitto Mund Grappler, transmeton Klan Kosova. Në kontekst të teknologjisë ka Wi-Fi, televizor 60 inçësh, zërim JBL, kamera që shohin natën dhe lidhje të shumëfishta të pajisjeve.