Ushtria izraelite thotë se vrau një komandant të lartë të Hamasit NULL NULL 27.10.2023 08:21 27.10.2023 08:21 Gaza Ushtria izraelite ka bërë të ditur se një komandant i lartë i Hamasit, i cili ndihmoi në planifikimin e sulmeve të 7 tetorit, u vra. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se avionët luftarakë kishin goditur Shadi Barud, nënkryetarin e krahut të inteligjencës së Hamasit bazuar në “inteligjencën e saktë”, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Duke publikuar një video të sulmit ajror për të cilin ata pretendonin se e vrau atë, IDF tha se Barud “planifikoi sulmet barbare të 7 tetorit së bashku me Yahya Sinwar” – kreun e Hamasit në Rripin e Gazës. BBC nuk është në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur vrasjet në fushën e betejës. Hamasi ende nuk ka komentuar.