Lëvizte i armatosur në Lungomare, arrestohet një person në Vlorë NULL NULL 01.08.2026 08:41 01.08.2026 08:41 Një person është arrestuar mbrëmjen e sotme nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se është kapur duke lëvizur me armë zjarri pa leje në zonën e Lungomares. Pas marrjes së një sinjalizimi për praninë e një personi të armatosur, forca të shumta policie janë angazhuar në zonë, duke ndërhyrë për lokalizimin, neutralizimin dhe shoqërimin e tij, raporton abcnews.al, transmeton klankosova.tv. Ndërhyrja e policisë ka sjellë prezencë të shtuar të uniformave blu në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit gjatë sezonit turistik. Deri tani nuk është bërë i ditur identiteti i personit të arrestuar. Policia e Vlorës pritet të dalë me një njoftim zyrtar për të dhënë më shumë detaje mbi rrethanat e ngjarjes, armën e sekuestruar dhe mënyrën e konstatimit të personit të armatosur. Ndërkohë, forcat e policisë vijojnë veprimet në terren, ndërsa hetimet janë në zhvillim për zbardhjen e plotë të ngjarjes.