Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zidane mbylli karrierën kundër Italisë, e nis si trajner i Francës po ndaj saj

NULL NULL
01.08.2026 09:08

Futbolli dhuron herë pas here rastësi të jashtëzakonshme, dhe një prej tyre lidhet me Zinedine Zidane.

Legjenda franceze e zhvilloi ndeshjen e fundit të karrierës së tij si futbollist në finalen e Kupës së Botës 2006, ku Franca u përball me Italinë.

Ajo sfidë mbeti në histori për kartonin e kuq të Zidane pas incidentit me Marco Materazzin, ndërsa Italia triumfoi pas goditjeve të penalltive.

Plot 20 vjet më vonë, historia krijon një tjetër lidhje simbolike.

Ndeshja e parë në shtëpi e Zinedine Zidane si trajner i kombëtares së Francës do të jetë pikërisht ndaj Italisë, sivjet.

lajme të ngjashme