Ushtria izraelite thotë se një ushtar i saj është vrarë në sulmin e Al-Shifas NULL NULL 18.03.2024 14:59 18.03.2024 14:59 Foto nga arkiva. Pamje e përgjithshme e Spitalit Al-Shifa, Gaza. Ushtria izraelite ka njoftuar se një ushtar i saj është vrarë në bastisjen në spitalin Al-Shifa, ku thotë se ka shkëmbyer zjarr me luftëtarët e Hamasit. Vdekja e ushtarit 20-vjeçar e çon numrin e përgjithshëm të ushtarëve izraelitë të vrarë në luftën e Gazës në 250. Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka thënë se bastisja në spitalin Al-Shifa ka vënë në rrezik jetën e mijëra civilëve palestinezë të strehuar atje. Ushtria izraelite ka bërë thirrje për të gjithë civilët pranë Al-Shifa që të largohen nga atje.