Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ushtarët bullgarë të KFOR-it me stërvitje pesëditore në zonën e Dragashit

NULL NULL
28.11.2025 16:52

Ushtarët bullgarë të KFOR-it kanë përfunduar një stërvitje pesëditore në zonën e Dragashit.

Siç bën të ditur përmes një njoftimi, misioni i NATO-s në Kosovë fokusi i stërvitjes ishte përmirësimi i aftësive të mbikëqyrjes përmes një kombinimi të patrullave të motorizuara dhe atyre në këmbë, duke siguruar efektivitetin e vazhdueshëm operacional të KFOR-it në zonën e monitorimit dhe kontrollit.

“Patrullime të tilla stërvitjeje janë thelbësore për të ruajtur një prani të dukshme dhe të paanshme, për të rritur ndërgjegjësimin për situatën dhe për të mbështetur stabilitetin në të gjithë zonën e përgjegjësisë së RC-W”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

 

lajme të ngjashme