“Ushtarë serbë në Makovc” – policia konfirmon se po bëhen xhirime

“Ushtarë serbë në Makovc” – policia konfirmon se po bëhen xhirime

NULL NULL
3 years më parë

Anëtari i Komisionit Shtetëror për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, Florim Isufi, ka thënë se në fshatin Makovc të Prishtinës ka parë ushtarë serbë të uniformuar dhe të armatosur.

Por zëdhënësi i Policisë së Kosova, Daut Hoxha ka thënë për klankosova.tv se në atë zonë janë duke u bërë xhirime.

“Nuk ka vend për ndonjë shqetësim. Në atë lokacion të Prishtinës, bazuar në kërkesat edhe për leje paraprake nga një produksion vendor, janë duke u realizuar xhirime filmike. Produksioni ka bërë xhirime edhe ditët e kaluara dhe marrë lejen përkatëse nga autoritetet kompetente. Nuk bëhet fjalë për kurrfarë force të huaj policore dhe se gjithë personat janë aktorë”, ka thënë Hoxha, njofton Klan Kosova.

Ky ka qenë postimi i plotë i Isufit.

“Të nderuar miq
Po sa kalova në rrugën nga fshati Prapashticë për në Prishtinë. Në udhëkryqin e rrugës Prishtinë-Prapashticë dhe Prishtinë Mramur në fshatin Makoc hasa në një autobusë të parkuar jashtë rrugës. Në një kioskë pran rrugës ishte i vendosur flamuri i shtetit të Serbisë, ndërsa ajo çka ishte shqetësuese dhe tepër e pa shpjegueshme ishte prezenca e policisë së shtetit të Serbisë me uniforma dhe me pushkë automatike në duar. Në dy anët e rrugës në një distance prej disa dhjetëra metrave ishte edhe policia e Kosovës. Shtrohet pyetja çka kërkonin policia e Serbisë e uniformuar me flamur dhe kallashnikov në fshatin Makoc. Kjo është pyetja e vetme pas luftë”.

Ky është ilustrimi i ngjarjes që ka bërë Isufi:
Image may contain: text