Mesazhi i Hovenier: Krenohuni me atë që ka arritur Kosova në një kohë të ndërlikuar (VIDEO) NULL NULL 06.06.2026 07:31 06.06.2026 07:31 Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, ka bërë thirrje për bashkëpunim mes politikanëve kosovarë, duke i nxitur ata që të lënë mënjanë dallimet për të mirën e vendit. Ai bëri këtë apel në prag të zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen të dielën, më 7 qershor. “Mesazhi im për të gjithë që janë përfshirë në procesin politik në Kosovë është i dyfishtë”, tha Hovenier në Rubikon të Klan Kosovës. “E para, të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të gjithë liderët politikë duhet të krenohen me atë se çfarë ka shënuar dhe arritur Kosova deri më tani në një kohë të ndërlikuar. Të gjithë ne e dimë se ku ishte Kosova në vitin 1999 ose në kohën e pavarësisë në vitin 2008 dhe shihet tash ku është në vitin 2026. Ndonëse nuk kam qenë aty që nga viti 2024, ka një hapësirë për t’u krenuar dhe ka një bazë të jashtëzakonshme për një shtet demokratik, prosperues dhe të avancuar të Ballkanit Perëndimor”, tha ai. Sipas Hovenier-it, zgjedhjet e së dielës përbëjnë një moment të rëndësishëm për të përcaktuar drejtimin që do të marrë Kosova, duke përfshirë edhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. “Dhe këto zgjedhje, si të tjerat, janë një momentum shumë i rëndësishëm që njerëzit të bëjnë një përzgjedhje se si duan të lëvizin përpara”, tha Hovenier./Klankosova.tv https://youtu.be/qjHwu7TxaJo