Prishtina mbyll sonte fushatën zgjedhore me tubimet e tri partive NULL NULL 06.06.2026 07:51 06.06.2026 07:51 Fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen nesër, më 7 qershor, ka hyrë në ditët e fundit. Procesi i fushatës nisi më 28 maj dhe do të zgjasë deri në orën 07:00 të mëngjesit të së dielës, kur do të hapen qendrat e votimit. Sonte në Prishtinë do të zhvillohen tubimet përmbyllëse të disa subjekteve kryesore politike. 20:30 – Tubimi përmbyllës zgjedhor i Lëvizjes Vetëvendosje, prapa Pallatit të Rinisë. 20:00 – Tubimi përmbyllës zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Sheshin “Xhorxh Bush”. 20:00 – Tubimi përmbyllës i fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Sheshin “Skënderbeu”. Këto tubime shënojnë përfundimin e fushatës dhe përgatitjen për votimin e nesërm, ku qytetarët do të vendosin për përbërjen e re të institucioneve të vendit./Klankosova.tv