Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjini: LVV po provon sërish me “zaptu” komplet skenën institucionale (VIDEO)

NULL NULL
26.06.2026 13:06

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini në një konferencë për media, tha se Kosova po rrezikon të futet sërish në krizën e mungesës së institucioneve.

Ai tha se rrjedha kushtetuese e formimit të institucioneve të reja është konstituimi i Kuvendit, zgjedhja e presidentit dhe më pastaj formimi i Qeverisë, transmeton klankosova.tv.

“Në bazë të normës kushtetuese, fillimisht duhet të zgjidhet kryetari/ja e Kuvendit, atëherë duhet të konstituohet Kuvendi, atëherë duhet të zgjidhet presidenti/ja e shtetit, e atëherë mandatohet mandatari për kryeministër dhe e zgjedh Qeverinë. Kjo është rrjedha normale dhe kushtetuese në Kosovë. Vetë fakti që edhe kjo bëhet temë, ne na bën me besu që dikush don me shty një agjendë që nuk është unifikuese, e cila nuk është në të mirën e qytetarëve të Kosovës, e cila rrezikon me prodhu krizë të re, e cila rrezikon me shty vendin edhe për një kohë”.

“Përndryshe, nëse kish pasë politikanë normal, që e dojnë shtetin e vet, çka kish me pasë lidhje kush zgjedhet i pari e kush i dyti? Në fakt, në rrethana të njerëzve të përgjegjshëm nuk ishte dashtë me qenë fare temë kjo. Vetë fakti që partia që ka marrë më së shumti vota insiston me shku kundër normës kushtetuese edhe me zgjedh fillimisht qeverinë, na bën me kuptu që prapë ka tendencë me provu me ‘zaptu’ komplet skenën institucionale të Kosovës”, deklaroi Ardian Gjini.

lajme të ngjashme