Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përballje gjigantësh, Norvegjia dhe Franca luajnë sonte

NULL NULL
26.06.2026 14:46

Faza e grupeve në Kupën e Botës 2026 vazhdon sonte me dy ndeshje vendimtare të Grupit I, ku vëmendja kryesore është te përballja mes Norvegjisë dhe Francës, ndërsa në sfidën tjetër Senegali luan ndaj Irakut.

Norvegjia dhe Franca e kanë siguruar tashmë kualifikimin në fazën tjetër, por ndeshja direkte mes tyre do të përcaktojë fituesin e grupit.

Francës i mjafton një barazim për të ruajtur vendin e parë falë golaverazhit, ndërsa Norvegjia synon fitoren për ta mbyllur grupin në krye, transmeton Klankosova.tv.

Takimi pritet të jetë edhe një duel i madh individual mes Erling Haaland dhe Kylian Mbappe,  të cilët janë në luftë njëri më tjetrin se kush do të shënojë më së shumti gola në këtë Botëror.

Në kampin norvegjez, selektori Stale Solbakken ka lënë të kuptohet se mund të bëjë rotacione në formacion për të ruajtur energjinë e skuadrës për fazën tjetër të Botërorit.

Nga ana tjetër, Franca do të jetë pa selektorin Didier Deschamps në stol, i cili është larguar për arsye familjare.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Senegali dhe Iraku kërkojnë ta mbyllin turneun me fitore. Senegali, i mposhtur në dy ndeshjet e para, e ka cilësuar këtë përballje si “finale”, ndërsa selektori Pape Bouna Thiaw ka kërkuar reagim nga skuadra, kujtojmë që dy ndeshjen do të zhvillohen në ora 21:00.

 

lajme të ngjashme