Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ministria e Çekut financoi federatat me 1.7 mln euro, pa asnjë thirrje publike!

NULL NULL
26.06.2026 13:59

Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, e udhëhequr nga Hajrulla Çeku, në vitin 2025 ka financuar disa federata sportive në kundërshtim me rregulloren dhe duke anashkaluar thirrjen publike.

Raporti vjetor i Zyrës Kombëtare të Auditimit ka zbuluar se në pesë raste janë ndarë mbi 1.7 milionë euro për organizimin e aktiviteteve shtesë sportive nga kampionate evropiane në volejboll, hendboll, basketboll, esports dhe pingpong, raporton Klankosova.tv.

Kjo kishte ndodhur si pasojë e mosfunksionimit të mekanizmave të kontrollit në mbikëqyrjen dhe zbatimin e kritereve të përcaktuara në rregulloren në fuqi, thuhet në raport, transmeton Klankosova.tv

 

ZKA ka theksuar se anashkalimi i thirrjes publike ndikon në uljen e transparencës dhe efikasitetit në përdorimin e fondeve publike për financimin e aktiviteteve shtesë të organizatave sportive.

Me këtë çështje, tash duhet të merret Ministria për Rini dhe Sport, e udhëhequr nga Blerim Gashani, pasi MKRS është ndarë nga Qeveria në dy dikastere. /Klankosova.tv

 

lajme të ngjashme