Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Brukseli zgjat statusin e refugjatëve ukrainas

NULL NULL
26.06.2026 13:09

Komisioni Evropian ka propozuar zgjatjen deri në mars 2028 të statusit të mbrojtjes së përkohshme për refugjatët ukrainas në shtetet e Bashkimit Evropian, në një kohë kur lufta në Ukrainë vazhdon.

Aktualisht, mbi 4.4 milionë ukrainas përfitojnë nga kjo mbrojtje, e cila u lejon të jetojnë dhe punojnë në vendet e BE-së, kryesisht në Gjermani, Poloni dhe Çeki, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, sipas propozimit të ri, burrat në moshë ushtarake që aplikojnë për herë të parë nuk do të përfitojnë nga kjo mbrojtje, një ndryshim që ka ngjallur debat në BE.

Komisioneri për Migracionin, Magnus Brunner, tha se mbështetja do të vazhdojë për aq kohë sa lufta vijon, ndërsa shtetet anëtare po diskutojnë edhe zgjidhje afatgjata për të ardhmen e refugjatëve ukrainas.

lajme të ngjashme