Ushqimet që duhet të shmangni nëse vuani nga migrena NULL NULL 09.09.2015 18:47 09.09.2015 18:47 Migrena është një problem që shkakton dhimbje të forta koke. Personat të cilët vuajnë nga një shqetësim i tillë, duhet të bëjnë kujdes që me ushqimet që konsumojnë. Personat që vuajnë nga migrena duhet të shmangin llojin e caktuar të ushqimit, i cili mund t’i bëjë dhimbjet e kokës dhe migrenën edhe më të dhimbshme dhe shpeshta. Në përbërje të ndonjë ushqimi vjen tiramina, respektivisht derivati i aminoacidit tirozinë. Ai mund të shkaktojë tension të lartë të gjakut, dhimbje koke dhe migrenë te personat, të cilët edhe përndryshe kanë probleme me këto gjendje. Ushqimet që mund të shmangin personat që vuajnë nga migrena janë; Mishin e tymosur dhe produktet e mishit të thatë, djathin e vjetër, salcën e sojës, lakra turshi, rrushi dhe vera e kuqe. Shkencëtarët kanë konstatuar që tiramina, e cila, vjen në përbërje të rrushit redukton veprimin e antidepresivëve të caktuar, të cilët quhen inhibitorë joselektivë të monoaminooksidazës.