Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ura në Vranoc të Vogël të Deçanit e pakalueshme, flasin nga komuna (VIDEO)

NULL NULL
nga Genita Ukaj 20.11.2022 13:39

Banorët e fshatit Vranoc i Vogël i komunës së Deçanit, janë përballur me reshje të dendura shiu, të cilat kanë dëmtuar urën e këtij fshati.

Nënkryetar i Komunës së Deçanit, Sami Cacaj për Klankosova.tv tha se ekipet emergjente kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se ura është bërë e pakalueshme.

Ai bëri të ditur se derisa dendësia e ujit është e lartë, është e pamundur të punohet në të, derisa theksoi se me t’u ndërprerë reshjet, komuna do të fillojë punën për rregullimin e kësaj ure.

“Ekipet e emergjencës kanë bërë të ditur se ura është e pakalueshme. Lumi është rritur shumë dhe nuk ka mundësi pune në të, por në momentin që të ndërprehen reshjet, kemi me fillu punën aty.

Tutje, ai theksoi se edhe në pjesët e tjera të Deçanit ka pasur reshje të shiut, por sipas tij, situata është nën kontroll./Klankosova.tv/

Klan Kosova edhe më herët ka raportuar në lidhje me gjendjen e kësaj ure:

Banorët e këtij fshati, për Klankosova.tv kanë bërë të ditur se qarkullimi mbi këtë urë është bërë i pamundur.

Reshjet e shiut, ura e fshatit Vranoc i Vogël të Deçanit gati të shembet (VIDEO)

lajme të ngjashme