United e shkarkon Ten Hagun, në vend të tij Nistelrooy NULL NULL 28.10.2024 13:08 28.10.2024 13:08 Erik ten Hag, është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Manchester United. Njoftimi u bë nga vet klubi përmes një komunikate për media. “Djajtë e kuq” deri në emërimin e trajnerit të ri do t’i udhëheq Ruud van Nistelrooy. Ten Hag u emërua në krye të United në vitin 2022. Me skuadrën e Manchesterit, ai arriti që t’i fitojë dy trofe, atë të Carabao Cup në vitin 2023 dhe FA Cup sivjet. “Ne i jemi mirënjohës Erikut për gjithçka që ka bërë gjatë kohës së tij me ne dhe i urojmë suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Manchester United transmeton Klankosova.tv