UNICEF: Kequshqyerja e fëmijëve në Gaza po përhapet me shpejtësi NULL NULL 18.03.2024 15:16 18.03.2024 15:16 Palestinezët teksa presin ndihmë humanitare. Foto: AP UNICEF ka thënë se kequshqyerja e fëmijëve në Gaza po përhapet me shpejtësi dhe po arrin nivele shkatërruese “Kjo po ndodh për shkak të ndikimeve të gjera të luftës dhe kufizimeve të vazhdueshme në shpërndarjen e ndihmave”, tha Agjencia e Fëmijëve e OKB-së. Bëhet e ditur se në veri të Gzës, 31 për qind e fëmijëve nën moshën dyvjeçare vuajnë nga kequshqyerja. Në qendër të Gazës, 28 përqind e fëmijëve kanë kequshqyerje, ndërkaq në jug, 10 për qind.