Ulpiana e Malisheva pjesë e familjes Artmotion (VIDEO) NULL NULL nga Endrit Zogaj 07.10.2021 19:31 nga Endrit Zogaj 07.10.2021 19:31 Çdo ekip që inkuadrohet në Superligën e futbollit të Kosovës, Artmotion i pajisë me abonime falas. Kështu ka vepruar edhe me ekipin e Malishevës që u inkuadrua për herë të parë në Superligë, dhe Ulpianës që u rikthye pas shumë vitesh. Drejtuesit e platformës i pajisen lojtarët dhe stafin me abonime. Përveç abonimeve falas, klubet përfitojnë mijëra euro nga drejtat televizive që Artmotion i ka blerë nga FFK-ja. Po ashtu, klubet mund të qasen në serverët e Artmtoion, për t’i shikuar e analizuar të gjitha ndeshjet e Superligës. Të gjitha këto po vlerësohen lartë nga klubet të cilave ju është lehtësuar puna.