Ukraina zbulon 12 agjentë që spiunonin për Rusinë NULL NULL 17.12.2024 23:14 17.12.2024 23:14 Foto arkiv. Getty Images. Shërbimi i sigurisë së Ukrainës ka thënë se ka zbuluar 12 agjentë që spiunonin për Rusinë, të cilët po përpiqeshin të identifikonin vendndodhjet e avionëve luftarakë F-16 dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore në të gjithë Ukrainën. Bëhet e ditur se është arrestuar organizatori dhe katër bashkëpunëtorë kryesorë nën dyshimin për shkëmbim informacioni për vendndodhjen e ushtrisë ukrainase, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv. “Rrjeti përfshinte disa që u larguan nga njësitë e forcave të armatosura pa leje dhe u rekrutuan nga shërbimi special rus derisa fshiheshin nga drejtësia”, tha Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës.