Ukraina do të fillojë ndërtimin e katër reaktorëve bërthamorë këtë vit NULL NULL 25.01.2024 18:11 25.01.2024 18:11 Termocentrali bërthamor Khmelnytskyi pranë qytetit të Netishyn, rajoni Khmelnytskyi, Ukrainë, 31 gusht 2023. Reuters Ukraina pret të fillojë punën e ndërtimit në katër reaktorë të rinj të energjisë bërthamore këtë verë ose vjeshtë, ka thënë ministri i energjisë, pasi vendi kërkon të kompensojë kapacitetin energjetik të humbur në luftë. Njësitë, dy të bazuara në pajisje të prodhimit rus dhe dy duke përdorur teknologji perëndimore, do të ndërtohen në termocentralin bërthamor Khmelnytskyi në perëndim të Ukrainës, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. Bëhet e ditur se tre termocentrale bërthamore në territorin e kontrolluar nga Ukraina prodhojnë më shumë se 55 për qind të nevojave të vendit për energji elektrike, por Kievi dëshiron të zgjerojë sektorin për të ndihmuar në kompensimin e humbjes së Zaporizhzhia, centralit bërthamor më të madh në Evropë, ndaj ushtrisë ruse.