Roma afër marrëveshjes për Abde, Barcelona pret të përfitojë miliona NULL NULL 29.07.2026 10:28 29.07.2026 10:28 Roma ka hyrë seriozisht në garë për transferimin e Abde Ezzalzouli. Klubi italian po negocion me Betisin një marrëveshje prej 55 milionë eurosh plus 5 milionë euro bonuse, shumë që përputhet me klauzolën e largimit të sulmuesit maroken. Nga ky transferim pritet të përfitojë edhe Barcelona, e cila zotëron 20% të të drejtave ekonomike të lojtarit dhe mund të arkëtojë rreth 11 milionë euro, transmeton Klankosova.tv. Pavarësisht interesimit nga Newcastle dhe klubeve saudite, Abde preferon të vazhdojë karrierën në Evropë, ndërsa Roma shihet si destinacioni më i mundshëm për të.