Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Plagosja në Prishtinë, detaje të reja: Të arrestuarit janë të moshës 36-vjeçare

NULL NULL
29.07.2026 10:00
Foto ilustrim

Dy persona të dyshuar për përfshirje në një rast plagosjeje që kishte ndodhur më 28 korrik në Prishtinë janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, pas një pune intensive hetimore, zyrtarët e Sektorit të Hetimeve të Kryeqytetit kanë arritur t’i identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarit, të cilët dyshohen për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Të arrestuarit janë:

A.K., 36 vjeç;

A.Xh., 36 vjeç.

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh./Klankosova.tv

Përleshje me armë në Prishtinë, një person përfundon në QKUK

lajme të ngjashme