Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Transportonte tre shtetas pakistanezë, kapet në flagrancë i dyshuari në Vërmicë

NULL NULL
29.07.2026 09:15

Policia ka arrestuar një person në Vërmicë të Prizrenit, nën dyshimin për kontrabandim me migrantë.

Siç bën të ditur policia, rasti ka ndodhur  të martën, rreth orës 01:20, kur i dyshuari, mashkull kosovar, është kapur në flagrancë duke transportuar tre shtetas të Pakistanit, transmeton Klankosova.tv.

Tre shtetasit pakistanezë janë trajtuar në përputhje me dispozitat e Ligjit për të Huajt, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

lajme të ngjashme