Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lipjani në festë, nisin ditët e mërgatës (VIDEO)

NULL NULL
29.07.2026 08:56

Në Lipjan kanë nisur ditët e mërgatës, ku janë organizuar mbrëmje dhe aktivitete të ndryshme sportive dhe muzikore.

Me datën 3,4 dhe 5 gusht Lipjani pritet të mbledh emra të mëdhenj të muzikës me koncerte për tre ditë radhazi, transmeton klankosova.tv.

Drejtori i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Astrit Buja i ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova tha se Komuna e Lipjanit po kujdeset që mërgimtarëve t’iu ofrojë edhe aktivitete sportive përveç koncerteve muzikore.

“Aktivitete të shumta kemi planifiku. Aktivitetet në fakt kanë filluar dje me datën 28 korrik që do të vazhdojnë edhe sot nesër me 29, 30 dhe nata finale është me 31 korrik, po flasim për aktivitetet sportive. Jemi e vetmja komunë që jemi kujdes për këto aktivitete sportive, jo vetëm koncerte që organizohen nëpër komuna tjera”, tha Buja.

lajme të ngjashme