Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Goditën një 23-vjeçar me mjete të forta në kokë dhe trup, dy të arrestuar në Han të Elezit

NULL NULL
29.07.2026 08:36
Goditën një 23-vjeçar në kokë dhe trup, dy të arrestuar në Han të Elezit
Goditën një 23-vjeçar në kokë dhe trup, dy të arrestuar në Han të Elezit

Dy persona janë arrestuar në Han të Elezit, pasi dyshohen se kanë sulmuar fizikisht një 23-vjeçar në fshatin Paldenicë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Policia në raportin 24-orësh njofton se rasti është raportuar mbrëmë rreth orës 21:25, ndërsa hetimet fillestare kanë zbuluar se ngjarja lidhet me një konflikt të mëparshëm të ndodhur më 27 korrik, për të cilin ishte iniciuar rast për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Bazuar në dëshmitë e mbledhura, dy të dyshuarit, F.K. (22) dhe F.K. (20), dyshohet se e kanë sulmuar viktimën në rrugën “Dituria” në fshatin Paldenicë, duke e goditur me mjete të forta në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit. Pas sulmit, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima fillimisht ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit, ndërsa më pas është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
Me autorizim të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa dy të dyshuarit më pas janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetomore”, njofton policia, transmeton Klankosova.tv.

 

lajme të ngjashme