Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Meshkujt princesha”, a po ndryshojnë rolet në marrëdhënie? (VIDEO)

NULL NULL
29.07.2026 08:22

Një grua në Shqipëri u bë virale pasi i propozoi martesë partnerit të saj.

Veprimi i qytetares shkaktoi debat në rrjete sociale, transmeton klankosova.tv.

Dea Stublla në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova tha se burrat në kohën moderne kërkojnë më shumë dashuri dhe më pak përgjegjësi.
Agon Rexhepi

“Si pikëpamje, sepse nuk e kam parë…S’është pamje e bukur edhe pse koha është që meshkujt po kërkojnë më shumë ledhatime, përkëdhelje, dashuri më pak përgjegjësi. Gabimi është ndoshta te ne (femrat), sepse po duam të bëhemi më burrë se burrat. Gjithmonë si të punësohemi e kemi vetëbesimin, unë mund t’i bëj krejt…Koha moderne, interneti kanë ndikimi shumë të madh”, tha Stublla.

Në anën tjetër, Dafina Qela tha se ajo nuk mund ta bëj të njëjtin veprim.

“S’mundem me i propozu, sepse nuk e ndjej ashtu, egoja ime…”, tha Qela.

Gazetari, Agon Rexhepi u shpreh se dashuria është ndjenjë fisnike sikurse veprimi për ta shprehur atë.

“Mendoj që është fisnike si ndjenjë dhe fisnike si shprehi për të shprehur dashuri për dikë. Mendoj që kemi të bëjmë me një ridefinim të burrërisë në përgjithësi”, tha ai.

lajme të ngjashme