Nga Peja në skenat botërore, Siparantum feston 10-vjetorin (VIDEO) NULL NULL 29.07.2026 07:57 29.07.2026 07:57 Dirigjenti Memli Kelmendi në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova tha se kori “Siparantum” ka ndihmuar në diplomacinë kulturore të vendit. Ai për aktivitetin që do mbahet nesër tha se puna e vazhdueshme ka krijuar besim që të huajt të vijnë në Kosovë dhe të mbajnë koncerte, transmeton klankosova.tv. “Aktiviteti i nesërm është si rrjedhojë e bashkëpunimeve tona të cilat ne i kemi realizuar. Pjesëmarrja jonë në shtetet e ndryshme, pjesëmarrja edhe ime si anëtar në Këshillin Botëror të Koreve, në festivale botërore, kemi kriju një imazh të qëndrueshëm, kemi promovu jo vetëm kulturën dhe imazhin tonë, por edhe ndihmu edhe diplomacionë kulturore dhe kjo ka bërë që të tjerët me besu në punën tonë në atë që e kemi ndërtu si shoqëri ka bërë që të huajt me ardhë dhe me mbajt koncerte tash në këtë rast me korin Siparantum këtu”, tha ai.