Gjenden mbetje mortore në Zubin Potok, dyshohet se u përkasin 23 intelektualëve (VIDEO) NULL NULL 29.07.2026 07:46 29.07.2026 07:46 Një varrezë masive e kohës së luftës në Kosovë dyshohet në zonën e Zubin Potokut. Sipas informacioneve 23 intelektual shqiptarë dyshohet se janë ekzekutuar në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin Potokut, transmeton klankosova.tv. Korrespodenti i Klan Kosova, Urall Boshnjaku tha se për këto dyshime janë arrestuar dy të dyshuar të nacionalitetit serb. “Dje Zubin Potoku ka qenë vëmendja e tërë Kosovës, meqë Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur së bashku me Policinë e Kosovës kanë kryer një procedurë gërmimi në kuadër të kërkimit për mbetje mortore të cilat dyshohet se ndodhen në këtë zonë të Zubin Potokut, më saktësisht në fshatin Kalludër e Vogël që ndodhet në një pjesë të thellë malore të Zubin Potokut dhe ku dyshohet se kishte varrezë masive. Në lidhje me këtë situatë një ditë para se të fillonin gërmimet janë arrestuar dy persona të nacionalitetit serb që jetonin në këtë zonë, të cilët dyshohet se kanë kryer vrasjen e një grupi prej 23 personash si dhe varrosjen masive të tyre pa lënë gjurmë”, tha ai.