Gjendje alarmante me mbeturina: Ankohen banorët e Fushë Kosovës NULL NULL 29.07.2026 10:09 29.07.2026 10:09 Foto nga Klan Kosova Grumbuj të mëdhenj mbeturinash pranë kontejnerëve po vazhdojnë të shqetësojnë banorët e Fushë Kosovës. Siç shihet edhe në fotografinë e dërguar në redaksinë e Klankosova.tv, kontejnerët janë tejmbushur, ndërsa mbeturinat janë shpërndarë edhe në trotuar, duke krijuar një pamje të pakëndshme dhe duke ngritur shqetësime për higjienën dhe shëndetin publik. Banorët thonë se ka tri ditë që nuk ka shkuar askush ta largojë bërllokun. /Klankosova.tv