Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

UEFA shkruan për rekordet e thyera deri më tani në “EURO 2024”, prin Nedim Bajrami

NULL NULL
27.06.2024 14:43

Faza grupore e Kampionatit Evropian që po mbahet në Gjermani, ka sjellur shumë përballje të forta dhe emocione të mëdha për adhuruesit e futbollit.

Aksione, gola të bukur sollën lojët e zhvilluar në gjashtë grupet ku morën pjesë 24 kombëtaret.

Po ashtu u thyen edhe një varg rekordesh, të cilave iu prin futbollisti i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami.

Bajrami, arriti që ta shënonte golin më të shpejtë deri më tani në histori të kampionateve evropiane.

Ai qëlloi cakun kundër Italisë, pas vetëm 23 sekondash.

Me këtë rast, UEFA ka shkruar rreth rekordeve të thyera deri më tani në “EURO 2024”.

Rekordet e thyera deri më tani në fazën grupore:

Lojtari më i ri ndonjëherë: Lamine Yamal (Spanjë) – 16 vjeç 338 ditë;

Trajneri më i ri ndonjëherë: Julian Nagelsmann (Gjermani) – 36 vjeç 327 ditë;

Kapiteni më i ri ndonjëherë: Dominik Szoboszlai (Hungari) – 23 vjeç 243 ditë;

Lojtari më i vjetër ndonjëherë: Pepe (Portugali) – 41 vjeç 117 ditë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.