UEFA e gatshme për të lëvizur finalen e Champions League në Wembley NULL NULL 10.05.2021 22:59 10.05.2021 22:59 Mundësit janë të mëdha që finalja e Ligës së Kampionëve të zhvendoset në Wembley. Qeveria angleze ka 24 deri 48 orë kohë për të bindur UEFA-n që të ndryshojë ndeshjen angleze midis Chelsea dhe Manchester City nga Stadiumi Olimpik Ataturk, me vendet e tjera që janë ende në garë, raporton Evening Standart, përcjell Klan Kosova. Organi drejtues i futbollit evropian po kërkon garanci për një numër çështjesh, duke përfshirë situatën me COVID-19. UEFA është e hapur për të zhvendosur ndeshjen, pasi Turqia u vendos në listën e kuqe të Britanisë së Madhe të premten për shkak të një rritje të rasteve të koronavirusit. klankosova.tv