Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Paçarizi: Situata alarmante, zgjedhjet janë bërë sport kombëtar – votat kuota të bastoreve (VIDEO)

NULL NULL
17.06.2026 21:39

Në edicionin e sotëm të emisionit “Rubikon” në Klan Kosova po diskutohet rreth rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit, si dhe sfidave të formimit të institucioneve.

Rreth kësaj teme, opinionisti Rrahman Paçarizi ka folur edhe për situatën energjetike dhe pasojat që ajo ka në zhvillimin e vendit.

“Situata energjetike me pasojat që i ka në zhvillimin e vendit është alarm i mjaftueshëm që këtij vendi i kërkon një qeveri të shpëtimit. Ne jemi në kufijtë e nevojës së shpëtimit kombëtar, aq keq jemi sa nuk e dimë as vetë, jemi në delir votash. Jemi shndërruar në një popull që zgjedhjet i ka sport nacional, neve po na intereson kush fiton vota, kërkujt në Kosovë nuk i intereson sa ka qenë shkalla e inflacionit në muajin e kaluar. Nuk i intereson kërkujt a kanë me u rrit rrogat”.

Paçarizi theksoi më tej se votat sipas tij janë bërë kuota të bastoreve.

“Janë shndërruar në koeficent të bastoreve këto vota dhe njerëzit i trajtojnë si të tilla”, shtoi ai, njofton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme