Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Udhëheqësi i Sirisë bën thirrje për paqe pas vrasjes së qindra civilëve

NULL NULL
09.03.2025 13:35
Foto nga EPA
Foto nga EPA

Udhëheqësi i Sirisë, Ahmed Sharaa ka bërë thirrje për paqe pas ditëve të përleshjeve ku forcat siriane të sigurisë dyshohet se kanë vrarë qindra civilë nga pakica fetare alavite.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR) me bazë në Mbretërinë e Bashkuar – i cili monitoron luftimet në Siri, tha se rreth 745 civilë u vranë në 30 masakra që synonin alevitët në rajonet bregdetare të premten dhe të shtunën, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Presidenti Sharaa tha: “Ne duhet të ruajmë unitetin kombëtar dhe paqen civile sa më shumë që të jetë e mundur dhe… do të jemi në gjendje të jetojmë së bashku në këtë vend”.

lajme të ngjashme