Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

UÇK-“Tri shkronjat e arta”, koreografia e nxënësve në Skënderaj (VIDEO)

NULL NULL
04.04.2023 08:16
UÇK shkolla Skenderaj

“Tri shkronjat e arta”, është koregrafia që e kanë realizuar nxënësit e shkollës “Shaban Jashari”, në Skënderaj në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në videon e publikuar para disa orësh nga kryetari Fadil Nura, shihet një numër i nxënësve teksa mblidhen në oborr duke formuar shkronjat “UÇK”.

Gjatë së hënës në Hagë, ka nisur gjykimi i ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Po dje në vendin ku po mbahet gjykimi, u mblodhën bashkatdhetarë nga e gjithë Evropa duke protestuar kundër gjykimit të tyre.

Derisa të dielën në Prishtinë u mbajt “Marshi pë Drejtësi”, ku pati një numër goxha të madh të pjesëmarrësve.

Sipas organizatorëve, aty morën pjesë 100 mijë vetë/ Klankosova.tv

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme