U shkarkua si ud. drejtor i QKUK-së, Osman Hajdari merr drejtimin e spitalit të Prizrenit NULL NULL 08.08.2025 16:34 08.08.2025 16:34 Spitali Prizren Osman Hajdari, ish-ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare është zjgedhur drejtor I Përgjithshëm I Spitalit të Prizrenit. Për këtë pozitë, ai mori 88.4 pikë. Kundërkandidatët e tij për ta udhëhequr spitalin e Prizrenit, Afrim Avdaj, Narqize Arenliu dhe Sami Ahmetaj janë tërhequr nga gara. Hajdari ishte shkarkuar para një jave nga posti i ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, njofton Klankosova.tv. Sipas raportimeve ekskluzive të gazetares së Klan Kosovës, Arbreshë Uka, shkarkimi i tij erdhi me vendim të drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Elvir Azizi. Në vend të Hajdarit është emëruar Mentor Zejnullahu. Ekskluzive: Shkarkohet ud. drejtori i QKUK-së, Osman Hajdari, emërohet Mentor Zejnullahu Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), kishte konfirmuar se Hajdari nuk ishte më në pozitën e drejtuesit të QKUK-së, porse ky institucion pati thënë se ai “është liruar nga detyra” dhe se “nuk bëhet fjalë për shkarkim”. Shkarkimin e Hajdarit e konfirmon ShSKUK-ja, por thotë se ai “u lirua nga detyra”