U rrëzua nga kati i tretë i pallatit, humbi jetën një 68-vjeçar në Tiranë NULL NULL 02.01.2023 20:34 02.01.2023 20:34 Një person ka humbur jetën në Tiranë pasi është rrëzuar nga lartësia. Policia tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10 të së hënës në rrugën “Niko Avrami”, ku shtetasi A. D., 68 vjeç, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga kati i tretë i pallatit ku banonte. Për pasojë 68-vjeçari ka ndërruar jetë menjëherë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.