U pret falas flokët nëse fëmijët lexojnë për të NULL NULL 14.08.2015 17:41 14.08.2015 17:41 Pothuajse të gjithë fëmijët përpara se të i zë gjumi, dëshirojnë që dikush të u’a lexojë ndonjë përrallë. E po, nuk janë vetëm të vegjëlit që dëshirojnë të dëgjojnë përralla nga të rriturit. Ndodh edhe e kundërta! Një berber nga Iowa, Courtney Holmes, u ofron prerje flokësh falas nëse fëmijët lexojnë me zë, e ai dëgjon. “Kur fëmijët hyjnë brenda, unë u them që të shkojnë ta marrin ndonjë prej librave që atyre mund t’u pëlqejë e ta lexojnë me zë, përderisa unë u pres flokët”. “Të jem i sinqertë në fillim u habita. Kjo sepse në fillim ishin vetëm katër fëmijë që e bënin këtë gjë, e ditën tjetër rreth 20 të tjerë prisnin në rresht për të lexuar për mua”, është shprehur Holmes. Ai kështu dëshiron që t’i inspirojë fëmijët që e kanë braktisur shkollën, që të kthehen prapë në bankat shkollore.