U përplas nga makina në bulevardin “Zhan D’Ark” në Tiranë, ndërron jetë kalimtarja NULL NULL 07.02.2023 18:59 07.02.2023 18:59 Një grua ka ndërruar jetë në Tiranë pasi është përplasur nga një automjet. Ngjarja ndodhi pasditen e së martës në bulevardin Zhan D’Ark, ku shtetasi M. A., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, e ka aksidentuar një shtetase ende të paidentifikuar. E aksidentuara është dërguar për ndihmë mjekësore në spital ku ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.