U ngacmua për shëmti por u zgjodh më e bukura e mbrëmjes NULL NULL 10.06.2015 12:00 10.06.2015 12:00 18 –vjeçarja, Kyemah McEntyre ka dizajnuar një fustan për mbrëmjen e maturës. Banorja nga New Jersey e frymëzuar nga trashëgimia e saj afrikane tregoi motivin e saj për krijimin e këtij fustani. “Unë jam 18 vjeçare dhe jam padyshim me prejardhje afrikane. Kam shpirt artisti dhe e shoh botën më një këndvështrim krejtësisht tjetër.Jam shumë analitike, dhe e vëmendshme”. “Në shkollë më kanë etiketuar si e shëmtuar dhe e zemëruar andaj unë desha që t’ua vërtetoj të kundërtën të gjithëve. Falë Zotit, steorotipet janë vëtëm opinione” tha McEntyre, transmeton Klan Kosova. Duket se mundi saj u shpërblye pasi ajo u zgjedh mbretëresha e mbrëmjes së maturës.