Tusk: Objekti që ra në territorin polak me gjasë është raketë ruse NULL NULL 30.07.2026 12:57 30.07.2026 12:57 Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka deklaruar se një objekt që ka rënë në një fushë brenda territorit të këtij shteti, me shumë gjasë është raketë ruse. Objekti i paidentifikuar ka rënë rreth 100 km larg kufirit me Ukrainën, gjatë një sulmi rus ndaj qytetit të Lvivit, mëngjesin e së enjtes. “Të gjitha shenjat tregojnë se bëhej fjalë për një raketë balistike ruse Kh-101, por ne duam të jemi 100% të sigurt për llojin e raketës dhe se kush e lëshoi atë”, ka thënë Tusk gjatë një takimi të thirrur posaçërisht në qytetin fqinj të Lublinit. Ndryshe, sulmin rus e ka dënuar edhe Franca, duke thënë se është shkelë hapësira ajrore e Polonisë. /Klankosova.tv