Doli për të nxjerrë bukën e gojës, vdes një burrë në Himarë NULL NULL 30.07.2026 12:14 30.07.2026 12:14 Një ngjarje tragjike është shënuar paraditen e sotme në zonën e Porto Palermos, në Himarë, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën gjatë një tentative për peshkim me lëndë plasëse. Viktima është identifikuar si Pandeli Merkuri, 65 vjeç, banor i Vlorës. Sipas NOA.al, rreth orës 09:00 ai dyshohet se ishte duke peshkuar me dinamit, kur lënda plasëse shpërtheu, duke i shkaktuar plagë të rënda, transmeton Klankosova.tv. I plagosur rëndë, 65-vjeçari u transportua menjëherë në Qendrën Shëndetësore të Himarës, por nuk mundi t’u mbijetonte lëndimeve dhe vdiq. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj.