Gjuajti me armë në një aheng familjar në Shtime, arrestohet i dyshuari NULL NULL 30.07.2026 11:53 30.07.2026 11:53 Është arrestuar një person në Shtime, pasi i njëjti ka shtënë me armë në një aheng familjar. Policia ka bërë të ditur se nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gaz. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte shtënë me pistoletë në një aheng familjar. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gaz dhe i njëjti pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njoftoi policia./Klankosova.tv