Lezhë: Arrestohen dy persona për grabitje, 26-vjeçari vodhi xhirot e 9 bizneseve në qytet NULL NULL 30.07.2026 12:15 30.07.2026 12:15 Operacioni “Gjurma” në Lezhë, arrestohen dy persona për vjedhje Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Gjurma”, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve të kryera në qytet. Si rezultat i veprimeve hetimore janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprimtari kriminale, shkruan vizionplus.tv, transmeton klankosova.tv. Në pranga ka rënë E.U, 26 vjeç, banues në Lezhë, me precedent të theksuar penal për vjedhje, i cili dyshohet se gjatë muajit korrik 2026 ka vjedhur xhirot ditore në 9 subjekte të ndryshme në qytetin e Lezhës. Gjithashtu është arrestuar edhe A.P, 39 vjeç, banues në Lezhë, i dyshuar për vjedhjen e një iPad-i dhe një çante me sende personale nga një automjet i parkuar. Sipas policisë, në momentin e kapjes, 39-vjeçarit iu gjet iPad-i i vjedhur, të cilin sapo e kishte marrë pas riparimit në një dyqan në Shkodër. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua edhe çanta e vjedhur. Policia bën me dije se vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve dhe për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjes që mund të jenë kryer prej tyre. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.