Lufta e fundit e nënës nga Shkodra për fëmijët – u përpoq t’i mbronte nga zjarri, s’ia doli NULL NULL 30.07.2026 12:40 30.07.2026 12:40 Një bombol gazi dyshohet të jetë bërë shkak për zjarrin që shkaktoi tragjedinë në Postribë të Shkodrës mesditën e të mërkurës. Në shtëpinë ku humbën jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur në fshatin Domen, zjarrfikësit gjetën mbetje të një bombole të vogël gazi. Aktualisht grupi hetimor dyshon se nëna mund të ketë tentuar të ndezë bombulën e gazit për të gatuar. Bëhet e ditur se bombola mund të ketë pasur rrjedhe gazi dhe mund të ketë shpërthyer në flakë. Bombola dhe susta e shtratit ishin të vetmet sende që i kishin rezistuar flakëve, sipas policisë e cila aktualisht thotë se ngjarja ishte aksidentale. Trupat e viktimave, thanë burime nga grupi i hetimit u gjetën pranë njërit tjetrit. Hetuesit mendojnë se në momentin kur ka rënë zjarri nëna ka tentuar të mbrojë fëmijët nga flakët pa mundur të dalë jashtë. Djali 1 vjeç iu gjet në duar, ndërsa fëmija 3 vjeç pranë. Jashtë banese ndodheshin çantat me të cilat familja Çelaj kishte shkuar në shtëpinë e vjetër. Provat e gjetura do t’i nënshtrohen ekspertizës, me qëllim sigurimin e të dhënave që mund t’i shërbejnë hetimit. Bashkëshorti i 24-vjeçares i ka thënë policisë se me vete ata kishin marrë dhe një shishe benzinë për kryer disa pastrime. Në momentin kur banesa është përfshirë nga flakët ai ka thënë se ka qenë në një market duke blerë produkte për familjen. Pranë shtëpisë nuk ka banesa të tjera, duket se kjo ka bërë që zjarri të konstatohet me vonesë. Mungesa e një njoftimi në kohën e duhur dhe terreni i thyer malor kanë rezultuar fatal për nënën dhe dy të vegjlit e familjes Çela. Ata jetonin në Gjermani dhe pak ditë më parë kishin ardhur për pushime./abcnews.al