Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Turqia raporton mbi 61 mijë raste të reja me COVID-19

NULL NULL
20.04.2021 22:59
Health personnel breaks a swap to put it into the collection tube after taking a smear at a drive-in coronavirus testing station in Nuertingen, southern Germany, on November 10, 2020, amid the novel coronavirus COVID-19 pandemic. (Photo by THOMAS KIENZLE / AFP) (Photo by THOMAS KIENZLE/AFP via Getty Images)

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 61 mijë e 28 raste me COVID-19 teksa numri i përgjithshmë i viktimave ka arritu në 4.38 milionë të infektuar.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se numri i vdekjeve nga koronavirusi po ashtu është rritur në 36 mijë e 613, me 346 viktima të regjistruara brenda 24 orëve të fundit, shkruan Anadolu, transmeton Klan Kosova.

Institucionet shëndetësore njoftojnë se 55 mijë e 592 pacientë të tjerë fituan betejën kundër pandemisë COVID-19, duke e çuar në pothuajse 3.8 milionë të të shëruarve.

Shifrat e fundit tregojnë se 3 mijë e 375 pacientë te prekur nga COVID-19 aktualisht janë në gjendje kritike.

Për t’u përballur me rastet dhe viktimat në rritje, me rastin e muajit të Ramazanit nga e mërkura e kaluar autoritetet kanë vendosur masa të veçanta për të frenuar përhapjen e virusit, përfshirë një shtetrrethim nga ora 7 e pasdites deri në orën 5 të mëngjesit, si dhe mbylljen e kafeneve dhe restoranteve që do të mund të ofrojnë vetëm shërbime të “shpërndarjes” ose “merr me vete”.

lajme të ngjashme