Projekti Amerikan – Kurti refuzon të deklarohet për gazin (VIDEO) NULL NULL 20.06.2026 12:22 20.06.2026 12:22 Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) organizoi konferencën “She Rises 2026”, kushtuar grave në biznes. Në ngjarje morën pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane, Anu Pratipatti. Pas konferencës, Kurti nuk komentoi lidhur me projektin e gazit. Kurti tha se ishte në nxitim për një aktivitet tjetër. Gjatë fjalimeve, ata theksuan rëndësinë e fuqizimit të grave dhe mbështetjes më të madhe institucionale për gratë ndërmarrëse. Sipas raportimit të gazetares së Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi, konferenca u fokusua te progresi i grave në biznes dhe perspektiva për të ardhmen. E ngarkuara me punë në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, në një editorial për rrugën drejt sigurisë energjetike dhe partneritetit afatgjatë me Amerikën, pati deklaruar se vendi ynë nuk po arrin t’i përmbushë kërkesat në rritje për furnizim me energji.