Mbi 19 mijë nxënës i nështrohen Testit të Maturës – i ka 100 pyetje në 4 lëndë (VIDEO) NULL NULL 20.06.2026 12:22 20.06.2026 12:22 Testi i Maturës Shtetërore të Kosovës ka filluar sot nga ora 10:00. Fotografitë me pyetjet e testit janë parë të shpërndahen në grupe të ndryshme në rrjete sociale, raporton Klan Kosova. “Qendra e testimit është e gatshme për pranimin e nxënësve për testim, gjithçka është duke shkuar në rregull. Është kompetencë e administruesve brenda klasës se si ata e menaxhojnë atë klasë atë qendër testimi dhe natyrisht së fundmi Ministria e Arsimit ka nxjerrur edhe ligjin për Maturën Shtetërore ku dënimet janë shumë të rrepta dhe gjithsesi secili administrues duhet të ketë kujdes në mbarëvajtjen e këtij procesi”, tha Sylemani. Sot në këtë test po marrin pjesë 19 mijë e 514 nxënës në 152 qendra të testimit në të gjithë vendin. Procesi i testimit po administrohet nga 1,360 administrues dhe 750 kryetarë e anëtarë të komisioneve. Mbi 19 mijë maturantë i nënshtrohen sot Testit të Maturës