Turqia përgjysmon taksat e vendosura në disa produkte amerikane NULL NULL 23.05.2019 16:39 23.05.2019 16:39 Turqia ka vendosur që në mënyrë reciproke të ul përgjysmë taksat e vendosura mbi 22 produkte me origjinë nga SHBA-të, transmeton Anadolu Agency (AA), përcjellë Klan Kosova. Vendimi i këtillë është marrë pas njoftimit të SHBA-ve se ka ulur me 25 dhe 50 për qind taksat për import të hekurit dhe çelikut. “Me vendimin e fundit, taksat e vendosura mbi produketet e lartpërmendura amerikane, do të ulen mbi 520 milionë dollarë në mbi 260 milionë “, shkroi në Twitter, ministrja turke e Tregtisë, Ruhsar Pekcan. Lista e produkteve përfshin orizin, pijet alkoolike, produktet kozmetike dhe disa automjete. Pekcan tha se Turqia vazhdon të punojë drejt zhdukjes së të gjitha pengesave mbi tregtinë dypalëshe, si dhe drejtë arritjes së targetit të vëllimit të tregtisë dypalëshe. Kujtojmë se në shkurt, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti amerikan Donald Trump, vendosën një objektiv prej 75 miliardë dollarë në tregtinë dypalëshe. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Avokati i Popullit i dorëzoi Kuvendit të Kosovës raportin vjetor për vitin 2023 26 minuta më parë